Srpski

English

info@cffkosovo.com

Tel: 381 (0) 38 233 343

Për neve
PËRPARËSITË E BASHKËPUNIMIT ME CRIMSON FINANCE FUND
  • FUP i mundëson biznesit që të përmbushë kërkesën e pranuar dhe që të rrisë shitjen dhe fitimin.
  • FUP ngritë reputacionin e biznesit të huamarrësit si një furnizues i besueshëm
  • CFF ka qasje individuale ndaj secilit klient
  • Vendime të shpejta dhe efikase mbi kreditë
  • Politika konkurente dhe fleksibile mbi kamatën
  • Pranimi i llojeve të ndryshme të kolateralit
  • Nje mardhëdhënie e ngushtë dhe afatgjate
  • CFF është aty kurdo që iu nevojitemi

KUSH MUND TË APLIKOJË PËR KREDI?

CFF jep kredi për entitetet juridike private që merren me prodhim, tregti dhe shërbime. Huamarrësi duhet të ketë një historik të veprimtarisë dhe një staf të përhershëm prej 7 deri në 200 punëtor. Huamarrësi duhet të ndihet  i rehatshëm për të punuar në një ambientë  të ri dhe sfidues biznesi.

Kompanitë nga sektorët e poshtëpërmendura janë të inkurajuara të aplikojnë për kredi:

  • Përpunimi i ushqimit
  • Prodhimi
  • Produktet e drurit
  • Materialet ndërtimore
  • Teknologjia informative dhe e komunikimit (ICT)
  • Tregti
  • Bujqësi
Kreditë e CFF janë ne dispozicion për kompanitë nga çdo rajon i Republikës së Kosovës.

 

SI TË MERRNI KREDI?

Klientët e interesuar për të marrë kredi duhet të dorëzojnë aplikacionin për kredi. Aplikacionet per kredi janë në dispozicion në zyret e CFF-së në Prishtinë apo këtu . Aplikacionet mund t’i dorëzoni edhe në mënyrë elektronike. Me të pranuar aplikacionin, një nga zyrtarët tanë për kredi do ta njoftoj klientin se a përputhet apo jo kërkesa e tij me kushtet për kredi dhe tregun e CFF.

Nëse kërkesa përputhet me këto kushte, do të kërkohen nga ju këto të dhëna:

  • Pasqyrat  financiare për tri vite, duke përfshirë deklarata mbi rrjedhen e parasë  si dhe bilanci provë
  • Pasqyrat  bankare për tetëmbëdhjetë muajt e fundit
  • Projektimi i rrjedhjes së parasë mbi kohezgjatjen e kredisë
  • Një kopje e urdhërporosisë
  • Një kopje e regjistrimit të biznesit
Dhe dokumente të tjera sipas nevojës

Me të pranuar të këtyre informacioneve, zyrtari për kredi do të përgatis një analizë për kredi të kompanisë, dhe do të vizitojë dhe ekzaminojë kompaninë dhe objektin; dhe do të bisedojë me pronarët dhe menaxhmentin. Nëse aplikacioni i përmbushë standardet për kredi të CFF, do të përgatisim një ofertë zyrtare për klientin, ku do të përfshihen kushtet, normat e interesit, tarifat dhe kolaterali. Kur klienti dhe CFF arrijnë një marrëveshje mbi kushtet e huamarrjes, dhe kur të vendoset mbi kolateralin, fondet e kredisë do t’i shperndahen  kompanisë huamarrëse.

Për huamarrësit që dëshirojnë të marrin përseri  kredi, procesi do të jetë i thjeshtësuar.

KUSHTET DHE DISPOZITAT E KREDISË

 

 

 

 

Qëllimi i kredisë

Kapital qarkullues për blerjen e materialeve dhe shërbimeve për të mundësuar prodhimin dhe dorëzimin e mallërave dhe shërbimeve për tregjet vendore dhe ato eksportuese.

Madhësia e kredisë

Prej 10, 000 EUR deri 100, 000 EUR

Kamatat

Kamatat përcaktohen nga disa faktorë, duke përfshirë kushtet makroekonomike dhe të industrisë, dhe vlerësimi i CFF mbi besueshmërinë e huamarrësit.

Normat i llogariten mbi bazën e normave të përqindjes vjetore dhe janë në dispozicionin tuaj sipas kërkesës tek zyrtari për kredi i CFF.

Tarifat tjera

Tarifa e menaxhimit 2%

Afatet

Afatet  e kredive varen nga qëllimi i huamarrjes dhe modelit të llogaritjes së rrjedhjesë se parasë. Afati  minimal është 30 ditë ndërsa maksimalja nuk tejkalon një vit.

Pagesat

Interesi paguhet në baza mujore. Kryegjëja e kredisë ripaguhet përmes pagesave kohore të përcaktuara dhe i konsideruar me rrjedhjen e parasë. Tarifa e menaxhimit paguhet me të nënshkruar të marrëveshjes së huamarrjes. Shumat dhe afatet kohore të ripagimit të kryegjësë dhe e pagesave të kamatës diskutohen me klientin para se të nënshkruhet marrëveshja dhe i ofrohet  klientit me shkrim.

Crimson Finance Fund

Pashko Vasa no.22

Pejton

10000 Pristina, Kosovo

info@cffkosovo.com

Tel: 381 (0) 38 233 343

Fax: 381 (0) 38 234 443